Policia e Kosovës dhe Inspektorati ka vazhduar aksionin edhe sonte në Komunën e Vushtrrisë, ndaj atyre që nuk i respektojnë masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në Vushtrri janë shqiptuar 11 gjoba ndaj qytetarëve që nuk bartën maska.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti.
“I shqiptuam 11 gjoba ndaj qytetarëve që nuk bartën maska”, tha Ajeti.
Bartja e maskës dhe ruajta e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/