Shefja e kabinetit të kryeministrit, Avdullah Hoti, Marigona Berisha i ka reaguar liderit të VV-së, Albin Kurti, pasi ky i fundit e quajti emisarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, kauboj.
Berisha ka thënë se ish- kryeministri Kurti e quajti “cowboy”, Richard Grenellin, për interesa të tij populist.
Ky është postimi i plotë i Marigona Berishes
E quan “cowboy” Richard Grenellin, të dërguarin e Amerikës për dialog, dhe menjëherë më pas përmend vuajtjet e popullit të Kosovës. Kjo nënkupton qartë se populistit nuk i bën për kurrfarë vuajtjesh.
Ndryshe sot gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas ftesës së Richard Grenell të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.