Instituti Hidrometrologjik i Kosovës, njofton se dy ditët në vazhdim do ketë stabilizim të motit, pas reshjeve të mëdha që goditën rrafshin e Kosovës.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26-31, kurse ato minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë, njofton IHM, transmeton Klan Kosova.
Shtypja atmosferike do të regjistrojë erë të lehtë dhe diell të shoqëruar me vranësira të shpërndara, por pa reshje.