Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka shkruar për gjinekologun Burim Krasniqi, i cili vdiq mbrëmë si pasojë e COVID-19.
Ramadani për Krasniqin ka thënë se ishte profesionist e humanist i vërtetë.
“Pikëllim e dhembje për humbjen e madhe të dr. Burim Krasniqit, baxhë, mik e koleg i madh e profesionist e humanist i vërtetë”, ka shkruar ai përmes një postimi në “Facebook”.
Ndërsa ai i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Lavdi veprës, punës dhe kontributit profesional e njerëzor! Ngushëllime familjes”, tha Ramadani. /Zëri