Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira.
IHK njofton se të mërkurën vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/