Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka arritur në mbi 20 milionë. Shifra aktuale e të infektuarve është 20,092,855.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën dhe OBSH-në se kanë fshehur të dhënat për bartjen e virusit nga njeriu në njeri, në fillimet e paraqitjes së tij.
Më shumë se një e katërta e rasteve të botës janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, e cila ka shënuar më shumë se 163,000 njerëz të vdekur nga COVID-19.
OBSH-ja ka thënë se 165 vaksina janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, dhe gjashtë prej tyre deri më tani janë duke arritur fazën e tretë të vlerësimit klinik.
Në disa shtete evropiane janë vendosur masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi në javët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve./Gazeta Sinjali/