Një 70 vjeçar nga Komuna e Rahovecit ka vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Dy ditë më parë, virusi ia mori jetën edhe bashkëshortes së tij.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
“Po, një qytetar i komunës tonë ka vdekur nga koronavirusi. I ndjeri ishte pensioner, i lindur në vitin 1950. Ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pardje dhe ka qenë e vitit 1963, që të dy kanë qenë të konfirmuar pozitivë me COVID-19”, tha Latifi./Gazeta Sinjali/