Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti ka refuzuar të jap dokumentet identifikuese, pasi u has pa maskë mbrojtëse në fytyrë, shkruan Gazeta Metro.
I njëjti ka kërcënuar policinë, duke mos pranuar t’u jap dokumentet identifikuese.
Policia njofton se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur pa maskë mbrojtëse në fytyrë. I dyshuari kishte refuzuar të iu jap dokumente identifikuese zyrtarëve policor duke ju thënë: Keni me pa se kush jam unë dhe nuk ju harroj fytyrën. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net