Qëndron Kastrati nga Partia Social Demokrate, ka thënë se ish-shefi i tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka dëshmuar se nuk është person unifikues, për të qenë në postin e Presidentit të Kosovës.
Kastrati u shpreh madje në Info Magazine se Kurti nuk ka fare interesim për këtë funksion, njofton Klan Kosova.
”Prej liderëve të subjekteve politike, është personi që më së paku mundet me arrit unitetin brenda skenës politike”, thotë ai mes tjerash për Albin Kurtin.
Presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi, është paralajmëruar nga Dhomat e Specializuara se mund t’i ngritët aktakuzë nga Gjykata Speciale e Hagës. Nëse një gjë e tillë ndodh, Thaçi ka konfirmuar se do të japë dorëheqje.
Megjithatë, nëse aktakuza nuk i konfirmohet, mandati i Thaçit përfundon në shkurtin e vitit të ardhshëm.
Tutje, për president të vendit nga skena politike është përmendur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i propozuar nga partia e tij.