nëtari i PDK’së, Xhavit Haliti i cili u bë viral gjatë një emisioni televiziv ku i thoshte moderatorit se “krejt i kemi nga 2-3 milionë euro” dhe “i ki i ki edhe ti 2-3 milionë”, ka publikuar së fundi pasurinë e tij, shkruan Gazeta Metro.
Ashtu siç thotë, Halitaj ka prek milionëshin me pasuri, anëtari i PDK’së shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.
Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banese me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 2000 dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.
Ai po ashtu ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të lujtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.
Në një bankë, zyrtari i PDK’së ka deklaruar se ka 146,362.00 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh.//gazetametro.net