Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka përkujtuar se sot bëhen 22 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.
Sipas Hotit, vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetojë përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për Kosovën, njofton Klan Kosova..
“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë”.