Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kanë zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.
Hoti ka shtuar se Qeveria e Kosovës si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin.
Sipas tij, shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen e Telekomit.
“Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/