Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova, zhvilloi paraqitje të mira me Baselin gjatë edicionit 2019/2020, transmeton “Zeri.info”.
Por, për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, zviceranët nuk shfrytëzuan opsionin për blerjen e tij nga Genku, kështu që ai është kthyer te klubi belg.
Disa klube kanë shprehur interesim për ish-sulmuesin e Prishtinës dhe të Flamurtarit.
Në mesin e tyre ka qenë edhe klubi francez, Dijon, që madje ka bërë ofertë për të, raporton “Foot Mercato”.
Klubi francez i ofroi kontratë 5-vjeçare Zhegrovës, por ky i fundit e refuzoi./Zëri