SC Gjilan ka njoftuar se dy raste me COVID-19 janë konfirmuar në skuadër, dhe njëri prej tyre është futbollist.
Sipas njoftimit të Gjilanit, futbollisti nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, dhe është izoluar në shtëpi.
Këto testime janë bërë para ndeshjes së Gjilanit në Ligën e Evropës ndaj Tre Pennes.
Njoftimi i SC Gjilanit:
Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.
Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.
Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.
Sport Club “Gjilani” falemnderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar.