tafi i Drejtorisë së Bujqësisë në Vushtrri ka vazhduar punën edhe në vikend.
Kjo për shkak që t’iu dilet në ndihmë fermerëve të cilët kanë aplikuar për subvencione, shkruan IndeksOnline.
Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se aplikimi është vazhduar nga Ministria e Bujqësisë deri me datë 14 gusht.
“Dua të falenderoj stafin e Drejtorisë së Bujqesisë 👏🏻 për punën e jashtëzakonshme edhe gjatë ditëve të vikendit, duke ju dalur në ndihmë fermerëve lidhur me aplikimin për subvencione!
Fermerët tanë e meritojnë ❤️, ata na ushqejnë me produkte vendore e cilësore!
Aplikimi është vazhduar nga Ministria e Bujqësisë deri me datë 14 gusht!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/