Siç njoftojnë organizatorët për mbledhjen e mjeteve për shërimin e Shpëtim Krasniqit i cili vuan nga Leukemia Akute deri më tani janë grumbulluar 40.000 mijë euro.
Pas grumbullimit të mjeteve që është bërë në tendën e vendosur në Sheshin “Adem Jashari”, aksioni do të vazhdoi edhe sonte në fshatin Begaj.
Siç njoftohet grumbullimi i mjeteve do të bëhen në lokalin “Te Faiku” në fshatin Begaj të Vushtrrisë.
Të interesuarit për ndihmë mund të kontribojnë duke deponuar të hollat e tyre në llogarinë në vijim që është e vëllaut të Shpëtimit.