Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që të gjendet një mënyrë për hapjen e shkollave në shtator.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar rreth hapjes së shkollave në muajin shtator.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Kodra-Deliu, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të gjejnë një zgjidhje dhe t’i hapin shkollat në muajin shtator.
Sipas saj, mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.
Postimi i plotë i Deliu-Kodrës, pa ndërhyrje:
Institucionet përkatëse, por edhe të gjithë akterët kompetent; politik dhe publik, duhet të nxisim debatin thelbësor të gjetjes së një mënyre për të hapur shkollat e mësimit fillor nëpër objekte. Përpos nxënies së mësimit, jeta sociale e fëmijëve gjatë procesit të shkollimit është po aq esenciale në formimin edukativ të tyre.
Mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.
Ambienti shkollor dhe diskutimi i përbashkët mbi njohurit e mësuara janë element thelbësor në krijimin e klimës edukative për fëmijët në fazat e hershme të shkollimit.
Ne kem ditur të organizojmë shkollat edhe në kushte gati të pamundura dhe nën kërcënim të vazhdueshëm, kurse sot duket se me lehtësi e injrorojmë këtë sfidë duke e lënë “zgjidhjen” në duart e teknologjisë.
Duhet ta diskutojmë ndoshta përshtatjen e objekteve të caktuara në ambiente shkollore, në mënyrë që t’i përgjysmojmë klasët aktuale për të krijuar kushtet e distancës fizike. Paisja me dezinfektant e shkollave, vendosja e maskës dhe dorezave si dhe monitorimi në respektimin e këtyre masave mund dhe duhet të menaxhohet nga personeli i shkollës.
Po ashtu mund të diskutohet edhe mësimi i kombinuar, me orë të shkurtuara në mjediset shkollore dhe plotësim të tyre nëpërmjet mësimit online.
Por, mos hapja totale e shkollave për nxënësit e shkollimit fillor do të ishte një gabim i pafalshëm e me pasoja afatgjata dhe të transemtueshme edhe tek gjeneratat e ardhshme