E hapur në vitin 2002, Hotel “Kalaja” arriti që për një kohë të gjatë të mbijetoi ekonomikisht në treg si hotel i vetëm në qytetin e Vushtrrisë, por ky biznes hotelier duket se po nuk ia del edhe pandemisë së Covid-19.
Pronari i këtij hoteli ka ndarë një shkrim në llogarinë e tij në facebook në të cilën i drejtohet kryeministrit Hoti, dhe institucioneve shtetëtore, për atë siç thotë ai mungesën e ndihmës nga ana e tyre.
Përveç kësaj fajin kryesor Beka e hedh te pamundësia e tyre që si biznes të arrijnë të paguajnë një faturë të energjisë elektrike përshkak të së cilës atyre u është ndërprerë rryma, e që rrjedhimisht sipas tij ka çuar deri te mbyllja e biznesit të tij.
“I Nderuari Z.kryeministri i Kosoves. Hotel Kalaja gjendet në Vushtrri është hapur në vitin 2002 dhe ka të punsuar 22 puntorë gjatë sezones verore shkon numri i të punsuarve deri 45 puntorë sot qeveria juaj mbyllin lokalin pas 18 viteve per shkak te nje pagese te rrymes e cila është rritur ne kohen e pandemis kur nuk ka punuar lokali 2 muaj sot drejtori i kekut pa kurrfar hezitimi duke lutur disa herë qe ta bejm pagesen faturen e muajit te fundit se kto mundesi i kemi tjerat qe jan bërë kohen e pandemis ti paguajm gradualisht .Nuk deshti na mundsoj kur e gjith bota ne ket kohë pandemie ja u mundson biznizeve edhe ju ndihmon ne deri më tani nuk kemi marr asnjëhe ndihmë nga qeveria e juaj me punu sna lejoni pagesat na i kerkoni sot 22 puntorë meten pa punë e unë si prind i 6 femijeve pa kurrfar te ardherash jom mshiren e zotit.Me rrespekt Terasa Kalaja ,Pronari Abedin Beka Vushtrri”, shkruan Beka në reagimin e tij.
Hotel “Kalaja” i kishte mbijetuar edhe një djegie në vitin 2017, por duket se me vështirësi po e përballon pandeminë e fundit që duket se ka goditur këtë biznes ashtu si shumë biznese të tjera.