Më 28 Korrik 2019 pati filluar rregullimi i rrugës “Faruk Beqiri” në Vushtrri, ndërsa më 15 Maj 2020 ka nisur dhe tashmë ka mbaruar asfaltimi i pjesës së parë të kësaj rruge.
Kjo rrugë që fillon nga Stacioni i veterenarisë përgjatë stadiumit të qytetit deri te Radio Vicianum është asfaltuar më herët, ndërsa pjesa tjetër e dytë që përfshinë rrugën “Enver Musa” pranë Muzeut të Qytetit (Ish Ambulantës së Vjetër) që është ndër rrugët më të frekuentuara është asfaltuar këto ditë.
Tani po punohet në rregullimin e trotuarëve dhe ndriçimit.
Asfaltimi i kësaj rruge në pjesën e tretë pritet të përfshijë segmentin që të dërgon deri tek Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed”.
Rregullimi i kësaj rruge po bëhet me financim nga të hyrat vetjake të Komunës së Vushtrrisë./VushtrriaPress