Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me vlerësimin e ambasadorit amerikan Philip S. Kosnett për ligjin për vlerat e UÇK-së.
Kosnett kishte thënë se është mënyrë e gabuar për të treguar respektin ndaj UÇK-së dhe se kriminalizohet liria e të shprehurit, frikëson qytetarët.
“Unë e ndaj të njëjtin vlerësim me kolegun tim nga SHBA-ja për këtë projektligj. Në një shoqëri demokratike rrallë është ide e mirë të provosh të shtypësh diskutimet duke i limituar ato nëpërmjet ligjit penal #lirieshprehjes”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.