Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilët janë dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK për trajtim mjekësor”, deklaroi ajo.
Me rastin po merret Njësiti i Komunikacionit. /Zëri