Pavarësisht se Kosova gjendet në një situatë mjaftë të vështirë si pasojë e COVID-19, dikujt nuk po i pengon e po vazhdon ahengjet familjare.
Kësisoj ndodhi edhe pardje në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Policia e Kosovës është dashur të intervenojë në një rast, ku edhe ka arrestuar një person pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, gjatë një ahengu familjar tuboi afro 70 persona të cilët ishin të pranishëm, transmeton Indeksonline.
Të njëjtit janë shpërndarë ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/