Gjashtëvjeçari Eldion Shoshi nga Istogu vuan nga leukemia akute.
Ai e ka filluar trajtimin, por i është dashur ta ndërpresë në gjysmë për shkak se familja nuk i ka pasë të gjitha mjetet financiare të nevojshme.
Për ta vazhduar trajtimin mjekësor për Eldionin duhen edhe 82 mijë e 330 euro që familja e ka të pamundur t’ia sigurojë.
Prandaj, familja e vogëlushit përmes Klan Kosovës kërkon nga të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet të mirë ta ndihmojnë të birin e tyre.
Familja Shoshi thotë se djali i tyre ka nevojë urgjente për trajtim dhe nëse nuk sigurohen të hollat e kërkuara do të detyrohen ta largojnë nga spitali.
Më poshtë gjeni të gjitha mënyrat se si mund ta ndihmoni vogëlushin Eldion Shoshi:
Numri i kontaktit të familjes:
0177 144 0938
Fitore Selmanaj
IBAN: DE79632500300022087379
BIC: SOLADES1HDH
Paypal: selmanajfi@gmail.com
https://www.paypal.com/pools/c/8rjgAhAxj2
https://www.gofundme.com/f/wir-helfen-eldion-shoshi…