Deri tani Prishtina është vendi më i prekur nga koronavirusi në Kosovë, duke shënuar gjithsej 3 mijë e 103 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar statistikat e COVID-19 të përmbledhura sipas moshës që nga fillimi i pandemisë në kryeqytet, ku grupmosha më e prekur nga koronavirusi është 35-44 vjeç.
Numri total i të infektuarve në këtë moshë është 758, ku 376 persona janë shëruar. Ndërkaq 6 persona të kësaj moshe kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Numri i rasteve aktive të kësaj moshe me koronavirus është 376.
Në mesin e të infektuarve ka edhe fëmijë, ku 40 fëmijë të moshës 0-4 vjeç janë të infektuar me koronavirus. 30 prej tyre janë shëruar, ndërkaq si pasojë e koronavirusit nuk ka vdekur asnjë fëmijë në Prishtinë.
/Gazeta Sinjali/
Stastistikat e COVID19 të përmbledhura sipas moshës që nga fillimi i pandemisë në Prishtinë. pic.twitter.com/wOhdgT316g
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) August 6, 2020