Qindra kosovarë patën fat këtë vit, ndërsa aplikuan për lotarinë amerikane.
Sipas statistikave zyrtare të DV-21, 311 kosovarë fituan sivjet këtë lotari, duke u bërë kështu automatikisht fitues të “Green Card” amerikane, shkruan lajmi.net.
Numër më i madh i fituesve vijnë nga shteti fqinj i Kosovës, Shqipëria.
Atje, 3 mijë e 962 persona që aplikuan u zgjodhën si fitues të lotarisë amerikane.
Lotaria amerikane gjithnjë ka tërhequr shumë aplikues nga Kosova, pasë parasysh se fituesve u mundësohet qëndrimi dhe puna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/