Gjatë ditës së djeshme një person në fshatin Pestovë, në komunë të Vushtrrisë është arrestuar pasi ka kanosur tre inspektor komunal.
Sipas policisë, i njëjti kishte dëmtar automjetin e tyre zyrtar.
“Fsh. Pestovë, Vushtrri 29.07.2020 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njëjti kishte kanosur tri meshkuj kosovarë (inspektor komunal) dhe i njëjti kishte dëmtuar automjetin e tyre zyrtar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/