Llapi e ka përmbyllur me humbje kampionatin, duke pësuar me rezultat 5-3 nga ekipi i fundit në tabelë, Vushtrria, raporton Llapi.info.
Pjesa e parë i takoi ekipit nikoqir, pasi shënuan plot tri herë në portën e Llapit, për të shkuar kështu në pushim prej 15 minutash me rezultat 3-0.
Në pjesën e dytë, Llapi u rikthye në lojë duke shënuar gol qysh në minutën e 46’ me anë të Ersil Ymerit. Arbnor Ramadani ngushtoi epërsinë e vushtrriasve në 3-2 kur po zhvillohej minuta e 61’.
Vushtrria realizoi golin e katërt në minutën e 71’, ndërsa për epilogun 4-3 u përkujdes Arbnor Ramadani. Nikoqirët shënuan edhe njëherë krejt në fund të ndeshjes, për t’i arkëtuar pikët e plota në këtë takim.
Me këtë humbje, Llapi e mbyll këtë edicion në pozitën e gjashtë me 45 pikë, kurse Vushtrria përkundër fitores tashmë është përshëndetur nga Superliga./Llapi.info