Kosova aktualisht po kalon situatë të rënduar me Covid-19. Kështu thonë autoritetet përgjegjëse derisa numri i viktimave dhe rasteve të reja po rritet çdo ditë.
Deri sot, në vendin tonë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës janë konfirmuar 7.137 raste me Covid-19, derisa 3.086 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.
Vetëm sot u konfirmuan 220 raste të reja.
Ndërkohë tetë të infektuar vdiqën 24 orët e fundit duke e çuar në 177 numrin e atyre që humbën jetën nga koronavirusi në vendin tonë.
Vetëm nga e hëna e deri sot, në Kosovë kanë vdekur 38 persona të infektuar me Covid-19.
Dita e hënë e 20 korrikut në Kosovë shënonte 139 viktima nga Covid-19, teksa sot ky numër ka shkuar në 177.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dje kritikoi ashpër policinë dhe Inspektoratin të cilët sipas tij po neglizhojnë zbatimin e masave të ndërmarra nga qeveria e tij.
Lajm i mirë është se 3.874 kane dalë fitimtar mbi pandeminë.