Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Komoran rreth orës 15:40. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Policia ka njoftuar se mjekët në vend të ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e një personi. Ndërkohë njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.