Dita e sotme ka shënuar rritje të rasteve me Covid-19 në Shqipëri.
Katër persona të tjerë nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51-vjeçar nga Dibra, një 62-vjeçare nga Tirana, një 68-vjeçar nga Shkodra, dhe një 73-vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.v