Pesë ushtarë turq dhe shoferi i një autobusi kanë vdekur pas rrotullimit të mjetit të hënën. Ngjarja ndodhi në provincën jugore, Mersin.
Lajmin për këtë rast tragjik e bëri të ditur zyra e guvernatorit lokal, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Përpos të vdekurve, në këtë aksident u lënduan dhjetë ushtarë të tjerë. Ata janë dërguar në spital dhe kanë pësuar lëndime serioze.
Autoritetet ende nuk e kanë zbuluar shkaktarin e aksidentit.