Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është infektuar me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar vet Lladrovci me anë të një postimi për media, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se ka pak temperaturë, mirëpo jo simptoma tjera.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.
Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.
Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.
Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!. /Lajmi.net/