27 vjeçari nga Kamenica, Bersant Rahimaj ka vdekur nga COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Rahimaj ka vdekur sot dhe është viktima e parë që ka vdekur në kaq moshë të re.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Kastrati tha se Rahimaj ka qenë djalë shembullor, profesionist i mprehtë dhe shok i dashur.
Ai ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë masat sepse virusi COVID-19 është shumë i rrezikshëm.//gazetametro.net