U përfol që Komisioni për sëmundje infektive do të zhvillojë takim këtë fundjavë për të diskutuar heqjen e testit PCR nëpër kufij.
Mirëpo Ministri i Shëndetsisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe për TV21 thotë se nëpër pikat kufitare të RMV-së do të ngelet regjimi i njëjtë.
“Vazhdon regjimi i njëjtë, do të kërkohen teste. Situata epidemiologjike në vendet e rajonit e imponon këtë” – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Edhe shtetasit e RMV nuk mund të vizitojnë shtetet përreth, përveç Shqipërisë.
Për të shkuar në Kosovë dhe Serbi duhet test PCR, ndërkaq në Greqia për të disatën herë e ka shtyrë afatin e hapjes së kufijve me vendin tone.
Qytetarët tanë nuk mund të udhëtojnë as në Bullgari. Përndryshe Maqedonia e Veriut hapi kufijtë pa masa kundrejt shteteve fqinje me 25 qershor, ndërsa i mbylli vetëm pas dy javësh, apo me 8 korrik.