Kryeministri Avdullah Hoti është kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Ai tha se nuk ka një të tillë në përgjigjen se a do t’i bashkohej inciativës së kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“S’ka Mini-Shengen Ballkanik. Por, ka integrime europiane dhe bashkëpunim sa më të mirë në rajon. Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik për të mirën e qytetarëve të gjithë regjionit”.
Dje Hoti mori pjesë në një video-konferencës të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Washington me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.