Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zyrtari i VV’së për negociatat me LDK’në: Ka opsione të reja në tavolinë

    09/01/2020 | 21:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka akuzuar mediat se po spekulojnë në raportimet e tyre rreth negociatave të LDK’së e Vetëvendosjes, të cilat vendosen të heshtin pas takimit të sotëm të dy lidervëe Albin Kurti e Isa Mustafa.

    Zaimi ka treguar në profilin e tij në Facebook se në tavolinë ka oferta të reja, por nuk ka akoma marrëveshje.

    “Portalet menjëherë fillojnë me spekulime pa lidhje. Gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme. Rrenat nuk janë lajm. Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë. Kur s’keni çfarë bëni, lexoni letërsi ose shihni ndonjë film, siç bëj unë. S’ka nevojë për fake neës”, ka shkruar Zaimi.

    Ndërkaq edhe LDK’ja pak më parë doli me njoftim rreth negociatave të deritanishme me VV’në.

    Në njoftimin e partisë së Mustafës thuhej se i kanë paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Vetëvendosjes.

    “Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

    Ky është deklarimi i parë zyrtar që nga përfundimi i takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës.

    Dy liderët, ndryshe nga herë tjera, refuzuan të deklarohen për media, pas takimit që patën sot.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.