Në ambientet e Qendrës Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca” sot është promovuar libri “Ibush Jonuzi dhe Minatorët Grevistë të Trepçës (1988-1989)” i autorit Hilmi Saraçi.
Para të pranishmëve një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili përmendi rolin e gjeneratave të tëra për liri e pavarsi duke vënë theksin te roli i kësaj gjenerate gjatë 20 vjetëve të fundit për ndryshime në qytetin e Vushtrrisë.
Para të pranishmëve folën edhe autori i librit, Hilmi Saraçi, si dhe bashkëpuntorë të tjerë të Ibush Jonuzit.
Në vijim gjeni një video material të publikuar nga faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë: