Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shpreson që spektri politik do të gjejë një zgjidhje politike që përputhet me votën e qytetarëve.
Ai ka shtuar se shpreson që kjo zgjidhje do të ofrohet sa më shpejt; përndryshe “do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”.
Kujtojmë se dy partitë fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 (Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës) nuk po mund të arrijë një marrëveshje për ta formuar Qeverinë e re.
Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhukën, i cili ka thënë se ky subjekt politik pa u vonuar do ta dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutë.
I pyetur se a nënkupton kjo që VV do ta dorëzojë emrin e mandatarin pa një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai nuk ka dashur ta japë më shumë detaje.
Për t’u informuar më shumë rreth prononcimit të Manxhukës, klikoni në linkun e mëposhtëm.

