Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qorrolli: Vendimi i Themelores për rastin “Pronto”, legjitimon nepotizmin

    03/01/2020 | 12:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin 11 të akuzuar në aferën “Pronto”, për lirim nga akuza, për juristin Vigan Qorrolli, do të thotë legjitimim i nepotizmit.

    “Gjykata Themelore e Prishtinës, do të vendoset në analet e jurisprudencës botërore, jo përmes zbatimit të këtij parimi universal të drejtësisë por, përmes legjitimimit të nepotizmit, kapjes së shtetit dhe vërtetimit me aktgjykim të një argumenti kolosal: në Kosovë qytetari i saj mund të hy në punë shteti vetëm me librezë partiake”, ka komentuar Qorrolli në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

    Sipas tij, në jurisprudencë ekziston parimi i famshëm i prezumimit të pafajësisë që daton prej shekullit të 6’të, e cili thotë veç tjerash që “dëshmia qëndron mbi atë që pohon, jo mbi atë që mohon”.

    “Tek laikët njihet argumenti se askush nuk mund të njihet fajtor, derisa nuk provohet e kundërta”, ka shkruar Qorrolli.

    Ndryshe, paraditen e së premtes Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve A.G, A.P, I.G, B.B, N.K, Z.P, F.SH, S.G, I.N, XH.D, R.A, për shkak të veprës penale, se të pandehurit në formën e bashkëpunimit-bashkëkryerjes nga neni 31 i KPRK-së, kishin kryer veprën penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në tentativë, nga neni 193 par.4 lidhur me par. l lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Por, që të gjithë këta janë liruar nga akuza për veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës, sepse nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.