Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Paralajmëron Tahiri: Nëse nuk ka marrëveshje, Kosova shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh

    08/01/2020 | 17:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Analisti politik, Ramush Tahiri ka komentuar në lidhje me situatën politike në vend, ku së fundmi është duke u mbajtur takimi midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. Ai tha se nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, Kosova do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve, transmeton Gazeta Metro.

    Ai ka shtuar se nëse sot nuk arrihet kjo marrëveshje për të cilën kanë zhvilluar takim sot liderët e këtyre dy partive politike, LDK do të thotë se përgjegjësia për krijimin e Qeverisë i takon Albin Kurtit, ndërsa LDK do t’i jap përkrahje.

    ”Unë pres së Presidenti Hashim Thaçi ta nominojë sot Albin Kurtin mandatar të Qeverisë në mënyrë që ky ti ketë 15 ditët të afatit kushtetues që ta votojë kabinetin e tij qeveritar në Kuvendin e Kosovës. Nëse i merr votat Qeveria konsiderohet e zgjedhur. Nëse nuk i merr 61 atëherë nuk është i zgjedhën dhe i hapet mundësia Presidentit në afat prej 10 ditësh të caktoj mandatarin tjetër prej cilësdo parti parlamentari i cili për 15 ditë del në Kuvend për me e marr votëbesimin. Nëse edhe ky se merr atëherë Kosova shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh”, ka thënë Tahiri për Front Online.
    Tahiri tutje ka thënë se nëse deri javën e ardhshme nuk arrihet të votohet Qeveria në Kuvend, pret që mandatari i dytë do t’i sigurojë votat dhe të zgjidhet Qeveria me ose pa Vetëvendosjen. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.