Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    MPJ porosi qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe jashtë saj: Evitoni qarkullimin nëpër Serbi

    06/01/2020 | 13:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka rikujtuar qytetarët me vendbanim në Kosovë apo jashtë, që të kenë kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë.

    MPJ ka vlerësuar se Serbia nuk është më një territori i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre.

    Si rrjedhojë është sugjeruar evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi, transmeton Indeksonline.

    Ndryshe duhet përkujtuar që së fundi autoritete serbe kanë ndaluar kosovarin Nezir Mehmetaj, të cilit dje gjykata në Serbi ia shqiptoi edhe 30 ditë paraburgim.

    Njoftimi i plotë:

    Duke ri-kujtuar komunikatën e 31 majit 2019, njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Kosovë apo jashtë vendit, që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë.

    Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi.

    Qytetarë të dashur, dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj, pasi që ky njoftim vie si rezultat i arrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e institucioneve të këtij vendi, gjithmonë në rrethana fiktive. Një numër i tyre madje edhe janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht. Bazuar në këto zhvillime, Ministria e Punëve të Jashtme ka bazë dhe evidencë të mjaftueshme të konstatoj që ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Serbia, pa përjashtim, për qëllime politike dhe qëllime tjera jo demokratike, në kundërshtim me praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, si dhe në kundërshtim më obligimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit, jashtëligjshëm, mund t’ju ndaloj arbitrarisht kalimin në territorin e saj.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe të gjitha institucionet e vendit i kanë ftuar dhe vazhdojnë t’i ftojnë institucionet e Bashkimit Evropian, dhe jo vetëm, që të korrigjojnë këtë sjellje agresive të Serbisë, por që fatkeqësisht deri më tani kjo nuk ka pasur asnjë efekt. Ndryshe nga këto praktika primitive të Serbisë, Republika e Kosovës vepron në formë të matur, të civilizuar dhe demokratike, dhe për dallim, nuk i trajton qytetarët e Serbisë në forma jo ligjore dhe jo demokratike, për aq kohë sa ata nuk janë të lidhur me krimin, dhe i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës.

    Ftojmë Serbinë, që përfundimisht të heq dorë nga praktikat fashiste, dhe të pranoj faktin që është pjesë e kontinentit evropian, ku liria e lëvizjes është e drejtë universale e secilit, dhe respektohet pavarësisht agjendave politike.

    Ky njoftim mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë në lidhje me këtë zhvillim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.