Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Konjufca dhe ambasadorja Barishiq flasin për forcimin e miqësisë midis Kosovës dhe Kroacisë

    21/01/2020 | 16:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën bisedoi për zhvillimet në vend dhe rajon, bashkëpunimin midis dy shteteve dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të tij.

    Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet politike dhe diplomatike midis Kosovës dhe Kroacisë, duke konsideruar se ka ende hapësira për rritjen dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme, të cilat duhet të shfrytëzohen në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

    Kreu i Kuvendit e konsideroi të rëndësishme përvojën parlamentare kroate dhe sidomos atë të integrimit evropian, të cilat, siç tha ai, mund t’i shërbejnë Kosovës si model në procesin e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare.

    Konjufca theksoi nevojën që Kroacia të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës në institucioneve ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aspiron të anëtarësohet.

    Ambasadorja kroate, Barishiq, pasi uroi kryetarin Konjufca për detyrën e re, shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për t’i ofruar Kosovës përvojën në rrugën e integrimit, duke garantuar gjithashtu mbështetjen e Zagrebit zyrtar për Prishtinën në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë.

    Ajo e informoi kryetarin Konjufca për përparësitë e presidencës së Këshillit të BE-së nga Kroacia.

    “Nën moton ‘Një Evropë e fortë në një botë sfiduese’, Kroacia do të trajtojë katër përparësi: një Evropë në zhvillim, një Evropë që lidh, një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim”, tha Barišić.

    Diplomatja kroate theksoi se Kroacia do të organizojë një samit të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb në maj të këtij viti dhe shprehu besimin se samiti do të ishte një shtysë për vazhdimin e procesit të zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.