Deputeti në Kuvendin e Serbisë dhe Presidenti i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak, tha se roli i kishës ortodokse serbe sot në arsyetimin e mësymjes në Mal të Zi tani është më i madh se në vitet e 90’ta, transmeton Gazeta Metro.
Nenad Canak në intervistën për portalin malazez CDM (cdm.me) tha se ngjarjet e fundit në Mal të Zi “nuk do t’i barazonte me ato në të nëntëdhjetat pasi konteksti historik nuk është as i përafërt” po sigurisht se “i lidh keqpërdorimi i ndjenjave nacionaliste të një pjese të serbëve jashtë Serbisë me qëllim të zbatimit të politikave ekspansioniste serbomadhe”. “Dallimet janë të rëndësishme, pasi, të nëntëdhjetave regjimi nacional-socialist në Beograd nuk ndiqte shkatërrimin e Jugosllavisë, por zaptimin e saj apo një shumice të saj dhe konstituimin e një krijese serbomadhe të centralizuar. Sot bëhet fjalë për manipulimin e mbetjes së politikës serbomadhe për interes të krijimit të një aeroplanë mbajtëse që nuk mund të fundoset në Ballkan për nevojat e regjimit rus” vlerëson Nenad Canak.
Canak shtoi se pasi që Mali i zi sot është anëtarë i NATO’s, në masë të madhe shkurajon çfarëdo organizate paraushtarake ‘parapatriotike’ nga veprimtaria e drejtpërdrejtë
“Në anën tjetër, roli i Kishës Ortodokse Serbe në arsyetimin e mësymjes në Mal të Zi është më i madh se në të nëntëdhjetat. Ashtu që, kur të gjitha të kihen parasysh, rrethanat janë tjera, por jo edhe lënda djegëse” tha Canak.
“Në praktikën politike ku është koncept është anti europian, anti perëndimor dhe në themel anti përparimtar dhe jo demokratik në të cilin mbishteti qendror vullnetin e zbaton me dhunë, e kisha ortodokse këtë dhunë e arsyeton për shkak të korrupsionit”.
Canak tha se, sa i përket atij “me gjithë anatemat e Kishës Ortodokse Serbe”, “me më shumë dëshirë do të shkoja në ferr në atë shoqëri, sesa në parajsë në kolonën të cilës do t’i printe ndonjë Irinej apo Amfilohije”.
Ai vlerësoi se ambiciet serbomadhe në kuptimin politik janë si “grip”: “Shfaqen në cikle, kështu që nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë humben jetë panumërt, si ‘ethet spanjolle’ pas luftës së parë botërore. Apo mund të jetë një ftohje e lehtë nëse njerëzit vaksinohen me kohë”./gazetametro.net

