Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daut Haradinaj: Derisa s’ka besim, vështirë e shoh një bashkëqeverisje VV-LDK

    13/01/2020 | 23:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Daut Haradinaj, deputeti nga radhët e AAK-së,ka thënë se nuk e sheh si opsion koalicionin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pasi sipas tij ata nuk i besojnë njëri- tjetrit.

    “Ne edhe para një kohe kemi thënë se nëse kanë problem Vetëvendosje me numrat ua ofrojmë. Nuk po shoh vullnet, po vlerësoj se nuk kanë vetëbesim dhe besim reciprok. Derisa nuk ka besim, vështirë e shoh një bashkëqeverisje VV-LDK”.

    “Me tema populiste kanë ardhë në pushtet dhe do t’i shohim tash. Nesër bëhen 100 ditë nga zgjedhjet. Kanë mungesë vullneti për bashkëqeverisje, sepse këta numrat i kanë”.

    Haradinaj në Zona B në Klan Kosova ka thënë që si fajtor kryesor për situatën në të cilën ndodhet vendi është kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    “Fituesi i zgjedhjeve – Albin Kurti është fajtor pasi e ka marrë mandatin edhe me vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në kohën kur ka qenë PAN-i.Është qartësisht që përgjegjegjësia mbetet mbi fituesin e zgjedhjeve”.

    Ai ka theksuar se nuk sheh vullnet te Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e institucioneve pasi sipas tij muk kanë guxim të ballafaqohen me Serbinë

    “Ne nuk jemi opozitarë por jemi deputetë. Thirrja jonë për të krijuar Qeverinë më shpejt është se ka shumë procese që kanë mbetur në tavolinë.Tash janë bërë disa muaj në Qeverinë në dorëheqje dhe nuk vjen Qeveria e re, rrezikohet kalimi i buxhetit dhe kjo krijon një lloj bankroti shtetëror”.

    “Populli ma ka dhënë të drejtën e kufizuar për atë që e kam.Mandatari ose fituesi i zgjedhjeve që është Vetëvendosja ata e kanë për obligim, ne nuk jemi pengesë për krijimin e institucioneve dhe për herë të parë dikush bën thirrje hajde bëje Qeverinë”.

    “Nuk është emri i Mustafës problemi siç është thënë para një kohe. Nuk shoh vullnet te Vetëvendosja për të krijuar institucionet në këto rrethana. Nuk kanë guxim të ballafaqohen me Serbinë, me zgjidh problemin e dialogut dhe kjo është arsyeja e vetme pse nuk kemi institucione”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.