“Gjatë vitit 2019 ATK-ja ka arritur për herë të parë të tejkalojë shifrën gjysmë miliardi euro. Të hyrat tatimore të inkasuara në vitin 2019 janë 504 milionë euro. Nëse e krahasojmë me vitin paraprak – 2018 rezulton se këtë vit për 10,4% kemi më shumë të hyra tatimore të inkasuara”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj në një konferencë për medie
Administrata Tatimore e Kosovës e ka mbyllur vitin 2019 me mbi 47 milionë euro të hyra nga tatimet. Kjo gjë u tha nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për medie, shkruan gazeta “Zëri”.
“Gjatë vitit 2019 ne si institucion kemi arritur që për herë të parë të tejkalojmë shifrën gjysmë miliardi euro. Të hyrat tatimore të inkasuar në vitin 2019 janë 504 milionë euro. Nëse e krahasojmë me vitin paraprak 2018 rezulton se këtë vit për 10,4% kemi më shumë të hyra tatimore të inkasuara”, ka thënë ai.
ATK-ja, sipas Murtezajt, ka arritur shifër të lartë edhe të inkasimit të borxheve. “Luftimi i joformalitetit sigurisht se është një sfidë për institucionin e ATK-së. Gjatë vitit 2019 ATK-ja ka arritur të inkasojë 108.1 milionë euro borxhe. Nëse kjo krahasohet me periudhën e vitit 2018 rezulton se kemi 44,7% inkasim të borxheve më të lartë sesa më 2018-n, ndërsa vlera monetare 33.4 milionë euro më tepër”, ka thënë tutje ai.
Rritje enorme ai ka vlerësuar se ka pasur në proceset e konfiskimeve. “Ndër aktivitetet që janë ndërmarr në trajtimin e këtij funksioni rezulton se tek aktiviteti i konfiskimeve gjatë vitit 2019 janë zhvilluar 579 procese të konfiskimeve. Nëse krahasohet me vitin 2018 kemi vetëm 74 rast të tilla të trajtuara”, ka thënë i pari i ATK-së.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në Zëri.info

