Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kelmendi: Mos u befasoni nga mashtrimet e Kurtit, ai nuk e njeh shtetin e Kosovës

    27/12/2019 | 17:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pasi që kryetari i VV’së, Albin Kurti, nuk ka pranuar dy ftesat e Presidentit Thaçit, për tu konsultuar në lidhje me mandatarin e Qeverisë, transmeton Gazeta Metro.

    Kelmendi në reagim ka thënë se Albin Kurti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe askush nuk duhet të befasohet nga veprimet e tij.

    “Mashtrimet dhe lojërat e Albin Kurtit shumëkënd e kanë zënë në befasi. Mos u befasoni. Një politikan si Albin Kurti që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk pritet të punojë për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

    Sot gjatë ditës Presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar dy letra kreut të VV’së, Kurtit, për një takim konsultativ në lidhje emërimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

    Kurti i është përgjigjur zyrtarisht Thaçit, duke thënë se sonte nuk mund të vijë në takim, pasi është jashtë shtetit. Gjithashtu ai e ka kritikuar Presidentin, për transparencën me qytetarët. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.