Ka dalur për shtyp libri monografik “Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepçës (1988-1989)” i autorit Hilmi Saraçi nga Vushtrria.
Autori përmes librit ka vënë në pah kontributin e pashoq të Ibush Jonuzit gjatë të grevave të minatorëve 1988-1989, të cilat edhe hapën rrugën drejt zhvillimeve të mëtutjeshme që i hapën rrugë Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
“Të flasish për Kombinatin Trepça , pra për minatorët (grevistë) dhe stafin menagjues siq ishte Ibush Januzi i cili punoi dhe derdhi ndjerësën, bashk me minatorët, me vite të tëra me dinjëtet për vendin, për Kosovën dhe për të ardhshmen tonë , është krenari dhe privilegjë e veçantë, por edhe e dhëmbshme për gjendjen e vështirë të minatorëve që përjetuan gjatë punës në minierë. ” shkruan Hilmi Saraçi, ish-mësimdhënës dhe autor i librit.
” Ibush Jonuzi kaherë është treguar si personalitet i shquar kombëtar. Ai ishte dhe mbetet njëri nga të tjerët që pa kursye punoi ngushtë me minatorët. Në këtë drejtim angazhimi i tij për Trepçën dhe minatorët ishte i madh. Kudo që punoi në hapsirën e kombinatit Trepça dhe më gjerë tregoi aftësi, dituri dhe profesionalizëm për një zhvillim, përparim dhe modernizim të Trepçës dhe për një jetë më të mirë të minatorëve.” shkruan tutje Saraçi.
“.Ai punoi gjithmonë pranë minatorëve, i pandashëm, duke i mësuar si të gjenden, si të ruajnë shëndetim dhe si të arrijnë sukses në punën e tyre të përditëshme. Minatorët kishin një respekt dhe dashuri ndaj drejtorit të tyre, Ibush Jonuzit, sepse kudo në hapsirën e kombinatit Ibushi kishte mbjellur këtë respekt dhe dashuri…” shkruan krejt në fund Saraçi si autor i Librit./VushtrriaOnline