Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zyrtarët Europianë i shuajnë shpresat Haradinajt se vizat mund të bëhen në nëntor

    20/11/2019 | 12:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fillimisht vizat i premtoi për Krishtlindje, pastaj në fillim të dhjetorit, ndërkaq tani me plot bindje e tha se ato mund të bëhen në fund të nëntorit, por këto mbesin vetëm deklarata të Kryeministrit në Detyrë, Ramush Haradinaj. Komisioni i ri Europian supozohet ta nisë punën në dhjetor, ende nuk dihet në çfarë date saktësisht, ndërkaq procese si ky me vizat nga zyrtarë të BE’së po konsiderohen si të gjata dhe të komplikuara, shkruan Gazeta Metro.

    I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj, vizat i premtoi edhe dje. Në një komunikatë për media, ai me plot bindje e tha se vendimi për liberalizimin do të merret gjatë këtij muaji.

    “Ka plotë skeptik dhe që nuk duan me pa liberalizimin, por mos harroni që jemi në punë gjatë këtij muajit, gjatë muajit nëntor, nuk po jap detaje, ne do të përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm që me ndodhë liberalizimi, me ndodhë marrja e vendimit këtë vit”, tha Haradinaj.

    Por këto deklarata të Kryeministrit në Detyrë, po dalin të mos jenë edhe aq të vërteta.

    Komisioni Europian, i cili është më vendimtari sa i përket kësaj çështje, pritet të mos e fillojë punën deri në dhjetor. Ndonëse ende e pakonfirmuar, data më e përafërt që të fillojnë mbledhjet e tyre është 1 dhjetori, shkruan Gazeta Metro.

    Derisa, në një deklaratë të dhënë sot pak më herët, Shefja e Diplomacisë Finlandeze, Tytti Tuppurainen, deklaroi se Europa do të jetë e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor, por se çështjet dhe proceset e mëdha mund të arrihen pasi të fillojë punë Komisioni i ri i BE’së, pra në pranverën e ardhshme.

    “Qëndrimi i përbashkët është se të gjithë presim që Komisioni të fillojë mandatin sa më parë që është e mundur dhe të propozojë ide se si të lëvizim përpara në politikën e zgjerimit. Është herët të flitet për ndikim e mundshëm në Ballkanin Perëndimor”, tha Tuppurainen.

    Se vizat janë një proces pak më i gjatë dhe i ndërlikuar, e tha ditë më parë edhe Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

    “E kuptoj plotësisht pritjen e kosovarëve për liberalizimin e vizave. Procesi është i gjatë dhe kompleks, ku të gjitha institucionet evropiane janë të përfshira në një fazë të caktuar”, tha ajo.

    Ndërkaq, duke supozuar se Komisioni i ri Europian e fillon punën në dhjetor, eurodeputetja dhe raportuesja për Liberalizimin e vizave të Kosovës në PE, Tanja Fajon, ditë më parë tha se pret nga ata të jenë më të përkushtuar ndaj kësaj çështje.

    “Supozohet se Komisioni i ri Evropian (KE) do ta nisë punën në dhjetor. Unë pres prej KE-së dhe kryesimit të Finlandës të jenë më të përkushtuara ndaj kësaj çështjeje. Unë u kam bërë thirrje atyre ta kthejnë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Fajon.

    Kujtojmë se Kosovës në muajin prill iu dha drita e gjelbër për liberalizimin e vizave nga Paralamenti Europian dhe kjo çështje tashmë ka mbetur në duart e Komisionit Europian.
    Këta të fundit, pritet të fillojnë punën në dhjetor, ndërsa ende nuk dihet nëse Kryesia e Finlandës në KE, do ta kthejë në agjendë këtë proces./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.