Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    VV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës, atij nuk i bën përshtypje një gjë e tillë

    20/11/2019 | 16:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lëvizja Vetëvendosje, partia që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, në vazhdimësi e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit. Nga zyra për medie e këtij subjekti kanë thënë se gjëja e parë që do të bëhet rreth demarkacionit me Malin e Zi, në momentin që LVV-ja vjen në pushtet, do të jetë një hetim i krejt asaj çfarë ka bërë Komisioni i mëparshëm për shënimin e kufirit shtetëror, i cili drejtohej nga Murat Meha.

    “Hapi i parë do të jetë një hulumtim dhe hetim i asaj se çfarë ka bërë komisioni paraprak, të cilit i ka prirë Murat Meha. Ai ka negociuar mbi bazë të gabueshme, me procedurë të mbrapshtë dhe ka nxjerrë rezultate të dëmshme. Në vend të demarkacionit ka bërë ndryshim kufiri, në vend që të bazohet mbi harta është bazuar në libra kadastralë dhe rrjedhimisht kemi humbur shumë tokë”, thuhet në përgjigjen e LVV-së dhënë gazetës.

    Teksa ka folur rreth kësaj, Murat Meha ka thënë se Komisioni, i drejtuar nga ai, ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ndaj paralajmërimin e LVV-së për një hetim rreth punës së këtij Komisioni Meha ka thënë se nuk e merr fare në konsideratë, shkruan “Zëri”.

    “Komisioni që e ka bërë punën e demarkacionit Kosovë – Mali i Zi absolutisht nuk e merr parasysh atë çka e thonë të tjerët, por merr parasysh çka kanë vlerësuar ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë. Puna është kryer shkëlqyeshëm dhe ajo mbetet e tillë”, ka deklaruar Murat Meha.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vdekjes
    • 69 aksidente e 20 të arrestuar brenda 24-orëve në vend
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.