Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur keqardhje për tërmetet e fuqishme që goditën në mëngjesin e sotëm Shqipërinë, transmeton Gazeta Metro.
Veseli me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se është i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit.
“Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje”, ka shkruar ai.
Shqipëria u godit nga tërmetet të fuqishme në mëngjesin e sotëm, ku fuqia e tyre goditëse ishte me magnitudë prej 6.4 shkallë të Rihterit.
Postimi i plotë i Veselit në Facebook. /gazetametro.net